Manchester City është tashmë vetëm një ndeshje larg tripletës së famshme. “Citizens” arritën të mposhtin ditën e djeshme Manchester United në finalen e FA Cup dhe tashmë i nevojitet vetëm trofeu i Champions League për të mbyllur sezonin në mënyrë perfekte.
Mesfushori i Cityt, Kevin De Bruyne ka folur pas fitores së FA Cup ndaj “kushërinjve”. “Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm dhe ne shpresojmë se mund ta bëjmë atë edhe më të mirë.
Tripleta? Ne nuk flasim shumë për këtë, ne kemi shansin për ta bërë atë. Së pari duam të fitojmë Champions League. Kemi bërë një sezon të mrekullueshëm.
Do të përpiqemi dhe do të përgatitemi për të mbërritur në Stamboll në gjendjen më të mirë të mundshme për të luajtur një tjetër ndeshje të madhe.” – u shpreh “truri” i ekipit të Guardiolas. /oversport.tv