Vazhdon seria e pabesueshme e prekjeve të topit me dorë në zonë nga Mathijs De Ligt i cili thuajse në çdo ndeshje së fundmi po regjistron një të tillë.
Mbrojtësi i Juventusit është bërë protagonist përsëri me një kontakt të ndaluar në zonën e bardhezinjve gjatë derbit ndaj Torinos, por këtë herë është falur nga gjyqtari kryesor i ndeshjes dhe nga asistentët e tij në sallën e VAR.
Në minutën e 11 të duelit, pas një topi në zonë të devijuar me kokë nga Beloti, sfera goditi dorën e djathtë të mbrojtësit të Juventusit, i cili ishte para portës. Te Torino kërkuan penallti, për gabimin e lojtarit por gjyqtari nuk u sinjalizua nga VAR, edhe pse ne fakt prekja dukej e dukshme.
Një episod që ka shkaktuar menjëherë polemika të shumta në rrjetet sociale me fotot dhe videot e ngjarjes që janë shpërndarë masivisht duke nisur debatin e zakonshëm për ndihmën që po i jepej Juventusit nga gjyqtarët. /vipsport/