Analisti i futbollit Artan Shyti doli kundër idesë që “Arena Kombëtare” të marrë emrin e legjendës së futbollit tonë Panajot Pano. Në emisionin “Fair Play” të “Ora News”, ai theksoi se ideja më e mirë do të ishte që stadiumi i ri të marrë emrin “Akademia e Futbollit Partizani”.

“Është një mundësi për të kujtuar një individ të suksesshëm të futbollit të luajtur. Unë besoj se takime të tilla janë të rëndësishme. Do të isha më i kënaqur që të zhvillohej një aktivitet në nder të tij. Të kishte një kupë me emrin e tij. Është bërë një aktivitet po jashtë Shqipërisë. Unë besoj se përpara se të bëhej në Ulqin duhet të ishte bërë në Tiranë. Pra, duhet të bëhej një gjë më ceremoniale. Një gjë historike, e cila në futbollin tonë është problematike.

Ne nuk kemi impenjime institucionale, qoftë edhe të futbollit shqiptar. Por jo histori individi që bëjnë për individin. Histori institucionesh që shkruajnë për institucionet. Ne nuk kemi mundësi, se ata që janë pjesë e kësaj historie na lënë. Është mirë që të bëhet sa më shpejt.

Pavarësisht, se në arkivat e Shtetit ka shënime të shumta sa i përket futbollit. Aty ka jo vetëm për Panajot Panon, por edhe për shumë individ që u bënë pjesë jo vetëm të futbollit. Kontinenti i historisë nuk është shumë i eksploruar.

Për sa i përket emrit, unë mendoj se ka shumë emra, por ka pak institucione. Te Tirana ka shumë ambiente që kanë marrë emra dhe thuhet se këtij e jo atij. Është një diskutim që mund të hajë replika, por nuk kam asnjë kundërshtim nëse vendoset. Megjithatë në parim nuk jam dakord. Do ishte shumë më e vlefshme që emrin e tij ta merrte Akademia e Futbollit Partizani”,-përfundoi Shyti./newsport/