Një biznesmen shqiptar është detyruar të largohet nga Italia drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Gëzim Sallakun, i cili në të shkuarën është marrë edhe me aktivitet sportiv, duke qenë presidenti i klubit të Darfos.

Policia italiane ka vendosur të dëbojë nga vendi i tyre 48-vjeçarin, që ka një të shkuar të lidhur me krimin.

Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se Sallaku ka përfunduar disa herë nën prangat e karabinierëve, por këtë herë ka ardhur verdikti për të shpallur të padëshiruar në Itali.

“Person i padëshiruar, sepse nuk është i pajisur me dokumentacion dhe është i rrezikshëm për shoqërinë”, është njoftimi që del nga policia e Breshias, vend në të cilin Sallaku banonte së bashku me familjen e tij.