Sero Noka, trajneri debutues i Laçit ia doli të siguronte tri pikë në transfertë më Kastriotin. Një gol nga Mazrekaj në të 72 minutë, vulosi sfidën Kastrioti 0-1 Laçi.

Pas ndeshjen për Supersport, trajneri kurbinas Noka ka treguar se ngërçi ka qenë psikologjik dhe se ka marrë këshilla nga ish-trajneri Duro, që pak muaj më parë la Laçin pas aventurës evropiane.

“Vinim nga një moment shumë i vështirë, u mundova të ktheja ekipin që kishim në Evropë. Punova vetëm nga ana morale sepse nuk kishim kohë, mora këshilla nga profesor Duro për këtë sfidë.

Punuam shumë edhe me këshillat e Duros në distancë, jo se e ktheva 100 përqind por bëra që të ktheja ekipin që kishim në ndeshjen e Europës me Anderlechtin. Kishim një ngërç psikologjik, nuk kishin djemtë bashkëpunim me trajnerin që u largua, nuk di më shumë.

Objektivat? Është herët për të folur. Grupi është i plotë, nuk kemi nevojë për lojtarë të tjerë. Problemi ishte vetëm nga ana psikologjikë”, tha Sero Noka./newsport/