Mbrëmja e djeshme ishte speciale për Mario Mitaj i cili debutoi me fanellën e kombëtares kuqezi në fitoren 0-2 ndaj San Marinos.
Pritshmëritë për mbrojtësin e AEK janë të larta, ndaj edhe ai në moshën 17-vjeçare ka djegur të gjitha etapat duke u bërë pjesë e Shqipërisë së Edi Rejës.
Sigurisht, emcionet për debutimin me kombëtaren janë gjithnjë e Mitaj i ka shprehur ato me anë të një postimi të fundit në rrjetet sociale.
Futbollisti thekson se tashmë i është realizuar ëndrra më e madhe në karrierë, ndërsa ka një falenderim edhe për trajnerin e stafin teknik të kombëtares.