Futbollisti i Teutës, Dejvi Bregu, është i ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. Mesfushori vlonjat analizoi ecurinë e skuadrës së tij këtë sezon, teksa u shpreh:

“Teuta ishte i vetmi ekip që e ruajti grupin. Edhe ne presim shumë nga vetja jonë. Është normale që të gjithë të na shohin si pretendetë.

Presioni është i madh tek ekipet që e kanë shpallur objektivin për kampion. Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta. Shpresojmë që me këtë fitore që bëmë të jemi në rrugën e duhur.

Rivale të Teutës? Rival direkt mund të quaj, Tiranën, Kukësin, Laçin dhe Vllazninë. Ky kampionat është shumë i rivalizuar. Ekipet nuk kanë shumë diferenca. Çdo ekip mund të marrë pikë”, u shpreh fillimisht Bregu.