Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDembélé kërkon kontratë të paimagjinueshme për të rinovuar me PSG-në

Dembélé kërkon kontratë të paimagjinueshme për të rinovuar me PSG-në

‘Ylli’ francez, Ousmane Dembélé, kampion evropian dhe fitues i Topit të Artë, po kërkon një kontratë të majme për të rinovuar me Paris Saint-Germain, teksa marrëveshja aktuale i skadon në qershor të vitit 2028. Megjithatë, negociatat duket se nuk do të jenë të lehta, pasi sulmuesi 28-vjeçar pritet të refuzojë ofertën e parë të klubit.

Sipas medieve franceze, Dembélé kërkon një përfitim dukshëm më të lartë se ai aktuali, që është rreth 18 milionë euro në vit. PSG ka ofruar fillimisht rreth 30 milionë euro në vit, por përfaqësuesit e lojtarit synojnë rreth 60 milionë euro në vit, duke e vënë sulmuesin në një pozicion të fortë negociator.

Dembélé ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e Luis Enrique, së bashku me portugezët João Neves, Nuno Mendes, Vitinha dhe Gonçalo Ramos, dhe rikthimi i tij në fushë pas dëmtimit ka bërë që ai të ndiejë se është në “pozitën më të mirë të mundshme” për të kërkuar kushtet më të favorshme.

Në muajin tetor, pas rikthimit nga dëmtimi, Dembélé deklaroi se ndihet mirë dhe se dëshiron të qëndrojë te PSG: “Ndihem mirë, po rikuperoj ndjesitë gradualisht. Sa të kem dëshirë, do të jem i PSG-së. Jam i lumtur që festova ndeshjen time të 100-të me klubin me një gol dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë.”

Negociatat pritet të jenë intensive, me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij që synojnë një kontratë që e reflekton rëndësinë e Dembélé-së për projektin e PSG-së dhe statusin e tij si një nga yjet kryesorë të ekipit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments