✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Dy lajme të mira ka për trajnerin Martini dhe Vllazninë në përpara ndeshjes së rradhës në kampionat kundër Vorës, duel që do luhet ditën e enjte në orën 16:30, në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Kështu në grumbullin e lëndimeve dhe rezultateve jo pozitive së fundmi, do ketë dy rikthime për 9 herë kampionët e vendit përpara një dueli shumë delikat siç është ai me Voren. Kështu do jenë Ardit Krymi dhe Eslit Sala që munguan kundër Teutës, të cilët do rikthehen nën urdhërat e Martinit.

Të dy mesfushorët e kanë kaluar pezullimin e kartonëve e në këtë mënyrë do jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë duel. Këto rikthime vijnë ndoshta në momentin më të duhur dhe nevojshëm për skuadrën. Kjo pasi në mesfushë në duelin e rradhës pritet të mungojnë Dros, Kallaku edhe Mala, të cilët patjetër krijojnë një “vakum” të madh në këtë repart për kuqeblutë. Të cilët shpresojnë të “rikuperojnë” diçka me rikthimin e Krymit e Sales, me dyshen që me shumë mundësi do e nisë nga minuta e parë kundër Vorës ditën e enjte.

Teksa ndryshime pritet të ketë edhe në repartin e avancuar, pasi lëndimi i Bismark patjetër bën që të mendosh për lojtarin tjetër që do shoqërojë Balajn në repartin e avancuar. Ku ndoshta do jetë Kastrati ai i cili do jetë në dyshen e repartit të avancuar me 34-vjeçarin e sulmit shkodran.

Por, deri të enjten do ketë kohë për Martinin dhe stafin e tij për të vendosur formacionin më të mirë në fushën e lojës, bazuar kjo edhe në formën apo shqetësimet fizike që mund të shfaqin lojtarët e 9 herë kampionëve të Shqipërisë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”