Transferta e djeshme e Napolit ndaj Torinos nuk soli fitore, sepse gjithçka u mbyll 0-0, mirëpo në pjesën e parë të këtij takimi është dëmtuar lojtari i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes së Napolit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkodrani i falenderon të gjithë për mesazhet dhe në të njëjtën kohë ai është në një gjendje të mirë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe faleminderit Zotit jam mirë. Gjithmonë, forca Napoli”.

Nuk dihet ende sa do të mungojë Hysaj, por në fakt do jetë një mungesë e madhe për kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Turqisë dhe Moldavisë.