Legia zhvilloi dje kundër Leicester ndeshjen e vlefshme për Europa League, takim që u mbyll me fitoren e skuadrës angleze me shifrat 3-1.

Në këtë duel, titullar me Legian ishte edhe lojtari shqiptar Ernest Muçi. Sulmuesi i kombëtares pësoi një lëndim dhe u desht të linte fushën e lojës në pjesën e dytë.

Muçi doli nga fusha duke çaluar pasi përdrodhi keq kyçin e këmbës duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Sulmuesi shqiptarë do t’i nënshtrohet edhe analizave mjekësore për të parë edhe shkallën e dëmtimit, por sipas gjasave Muçit do i duhet disa kohë për t’u rikuperuar.

Te Legia po kryqëzojnë gishtat që dëmtimi i shqiptarit të jetë në një shkallë të lehtë dhe Muçi të mos mungojë për një kohë të gjatë.