Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDerbi i kryeqytetit, vendoset kush ndan drejtësinë në Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit, vendoset kush ndan drejtësinë në Tirana-Partizani

Vëmendja në ditën e sotme do të jetë e përqëndruar te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Një sfidë e cila mund të vendosë shumë për pjesën e mbetur të sezonit, teksa një triumf apo disfatë për secilën skuadër do të bënte që objektivat të ndryshonin.

Kështu, pritet një luftë e fortë sportive, ndërsa është vendosur edhe se kush do të jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësi në fushë. Bëhet fjalë për Kreshnik Cjapin, i cili ka parakaluar në momentet e fundit Kridens Metën.

Fieraku do të ketë përgjegjësinë në mbarëvajtjen e takimit, teksa në këtë sezon ka gjykuar katër herë të kuqtë dhe një herë bardheblutë. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments