Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDerbi i polemikave në Spanjë. Atletiko i përgjigjet Realit: Janë mësuar të...

Derbi i polemikave në Spanjë. Atletiko i përgjigjet Realit: Janë mësuar të kenë erën në favor

Dueli i djeshëm mes Atletiko Madrid dhe Real Madrid ka ringjallur një rivalitet shumë të fortë mes dy ekipeve, që ishte lënë pak në hije në vitet e fundit për shkak të Barcelonës. Por fakti se Atletiko është i pari në kryesim, ka nxehur përsëri atmosferën dhe ngjarjet në barazimin 1-1 që u dekretua dje, i kanë haur rrugë shumë diskutimeve.

Një prekje më dorë e Felipe në zonë sipas Realit duhej të ishte penallti, por gjyqtari nuk ndryshoi vendimin e tij ndonëse e pa aksionin të përsëritur në VAR.

Pas ndeshjes, thuajse të gjithë lojtarët e Realit dhe disa prej drejtuesve u ankuan për atë vendim, por tashmë Atletiko nuk ka ngurruar të përgjigjet me një akuzë të ashpër nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Kritikojnë edhe aksionet e sigurta. Janë mësuar që të kenë gjithmonë erën në favor të tyre”, shkruhej në adresën zyrtare në Twitter të Atletikos, postim i cili është shoqëruar me një luftë të mirëfilltë mes tifozerive të dy skuadrave në rrjetet sociale për episodin në fjalë. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments