Ne barazim 1-1 eshte mbyllur derbi shkodran i 17 vjeçareve ne mes ekipeve te KF Shkodra dhe Vllaznise, luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.

E shoqeruar me nje lufte te forte sportive nga te dy ekipet, madje nganjehere edhe me shume sesa duhet, ky takim u ka dhene nga nje pike secilit prej tyre.

Ne fakt ka qene KF Shkodra me prane fitores sepse ka udhehequr per minuta te tera, fale golit te shenuar te shenuar nga futbollisti Gjelaj ne minuten e 42-te.

Pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga e djathta e sulmit te skuadres se tij, ai e ka goditur sakte topin me koke duke e derguar ne rrjete.

Ky gol ne fakt erdhi pas 2-3 momenteve te mira te Vllaznise e cila iu afrua shume prane golit dhe madje arriti te godase edhe traversen pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga Zaganjori.

Nderkohe pese minuta para fundit, kuqeblute kane arritur te barazojne me ane te Dodajt dhe ketu eshte mbyllur gjithçka ne barazim 1-1.

Me kete pike, KF Shkodra U17 eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve pas 6 javesh kampionat, nderkohe qe Vllaznia U17 tashme ka 4 pike dhe renditet e nenta./SHKODRA-SPORT.COM/