Pas Europianit zhgënjyes të Gjermanisë, Franda e Didie Deshamp do të kërkojë ringritjen në Ligën e Kombeve. Rivali i parë është Italia.

“Duhet të kërkojmë të jemi më të rrezikshëm se kurrë dhe të fitojmë ndeshjen. Por varet edhe nga kundërshtari. Mungesa e efikasitetit përpara portës ishte diçka që na penalizoi në Europian, edhe pse arritëm deri në gjysmëfinale. Nuk i kemi të gjithë lojtarët dhe duhet të luajmë 2 ndeshje në 3 ditë.

Pavarësisht se kush do të luajë, objektivi është që të marrim rezultatet më të mira dhe duke luajtur mirë. Pastaj varet edhe nga Italia që ka marrë lojtarë të ndryshëm dhe do të bëjë ndryshime. Por Italia sigurisht që ka të njëjtën ambicie si Franca. Kritikat janë prezente gjithmonë në punën tonë, por objektivi që kam është të jemi fitues dhe të rrezikshëm”, tha Deshamp.

Më tej ai foli edhe për situatën e Rabiosë, i cili është ende pa skuadër. “Është një situatë e çuditshme. Kam folur me të, por ende nuk ka vendosur. Pa stërvitje nuk mund të jetë kompetitiv dhe nuk mund ta merrja në kombëtare”, tha Deshamp.