Në intervistën menjëherë pasi u shpall kampion i botës, trajneri i Francës, Didi Deshamp, e pranoi se ekipi i tij nuk bëri një paraqitje të madhe, por ai lavdëroi pa masë punën e djemve të tij.

“Është një ndjesi kaq e bukur. Disa prej kampionëve janë vetëm 19 vjeç. Nuk bëmë ndojnë ndeshje të madhe, por treguam kualitetet tona.

Shënuam 4 gola, dhe them se e merituam. 2 vite më parë na dhembi shumë humbja në Europian, dhe nuk ishte e lehtë të ringriheshim.

Por, tani jemi në çatinë e botës, dhe tani ndihemi shumë mirë. Ky moment i përket vetëm lojtarëve. Për 55 ditë, kemi bërë shumë punë. Jemi krenarë që jemi francezë” – deklaroi Deshamp.