Atletiko e Madridit është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat, e cila është delikate dhe e vështirë.
“Los Kolçoneros” do të luajnë për ta mbajtur kreun e klasifikimit kundër Bilbaos dhe trajneri Diego Simeone ka disa dilema.
Ai ende nuk ka vendosur nëse duhet të vazhdojë t’i besojë treshes së sulmit Korrea, Jorente, Karrasko apo të aktivizojë të rikthyerit nga dëmtimet Luis Suarez e Zhoao Feliks.
Tre të parët janë përgjigjur mjaft mirë dhe kanë arritur që t’i zëvendësojnë siç duhet këta të fundit.
Por, Suarez dhe Feliks duan të japin kontributin e tyre për këto ndeshjet e mbetura në kampionat, në mënyrë që të ndihmojnë Atletikon që ta fitojë titullin.