Ditën e nesërme ka qenë planifikuar të zhvillohet një tjetër miqësore për ekipin e Vllaznisë. Ishte deklaruar që në Shkodër do të vinte për të luajtur Apolonia e Fierit megjithatë drejtuesit e kësaj të fundit kanë ndryshuar mendje. Ata kanë deklaruar se e kanë të pamundur zhvillimin e kësaj miqësoreje. Të gjendur para këtij fakti, drejtuesit kuqeblu janë vënë menjëherë në kërkim të një kundërshtari tjetër dhe ideja ka qenë për të luajtur me Burrelin megjithatë edhe kjo nuk është arritur. Në kushte të tilla nesër pritet që të ketë vetëm një ndeshje kontrolli Brenda përbrenda ekipit.

Dje një seancë, sot dy të tilla për kuqeblutë
Dita e djeshme ka patur vetëm një seancë stërvitore për ekipin e Vllaznisë. Trajneri Canaj pas miqësores me Tërbunin, kishte vendosur që futbollistët të ishin pushim paraditen e djeshme ndërsa do ishin sërish në fushën e stërvitjes pasdite në orën 18.30. ka qenë present sërish një numër I madh futbollistësh. Sot ndërkohë do ketë sërish dy séanca sepse ritmi I ngarkesave vazhdon të jetë I lartë nga ana e stafit drejtues.