Ka luajtur ne nivele shume te larta, kryesisht ne kampionatin francez e ate gjerman, por se fundi edhe ne ate turk, nderkohe qe prej pak ditesh eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise.

E kemi fjalen per mbrojtesin senegalez me nenshtetesi franceze Fallou Diagne. Ai tashme eshte veshur kuqeblu dhe kjo ka ndodhur ngaqe ai muajt e fundit ka kaluar nje demtim qe e ka lene disa muaj jashte fushave te blerta.

Megjithate duket se njohja e trajnerit Brdariç me te, ka qene nje tjeter arsye qe e ka bindur kete lojtar te vije tek Vllaznia.

Per drejtorin sportiv te klubit shkodran, nese lojtari nuk do te kishte patur problemet fizike, ai kurre nuk do te kishte ardhur ne Shkoder. Kjo sespe te luash me ekipe si Werder Bremen, Freiburg, Metz, Rennes etj, e te vish tek Vllaznia duket se ka diçka qe nuk shkon.

Kete ka thene edhe Djarmati kur eshte shprehur: “Fallou nëse nuk do të kishte probleme fizike, kurrë nuk do ta kishim parë në Shkodër, por do të ishte në ndonjë kampionat cilësor. Sigurisht ai do të jetë një nga lojtarët më cilësorë. Falë njohjes me trajnerin, ai është lojtar yni sot”.