Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDikur 'ia mbushi shejtani', sot në Shkodër 'luten' për brazilianin Hygor

Dikur ‘ia mbushi shejtani’, sot në Shkodër ‘luten’ për brazilianin Hygor

Hygor Guimares është lojtari i momentit te skuadra e Vllaznisë. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka arritur të shndërrohet në futbollistin kryesor te ekipi i Mirsad Jonuz.

3 gola të shënuar në 680 minuta lojë kanë bërë 30-vjeçarin lojtarin më të pëlqyer në Shkodër. Si shkak i problemeve familjare, Hygor ka kërkuar leje 2-javore. Megjithatë në klubin shkodran ekziston frika e mos rikthimit të tij te kuqeblutë.

Teknikisht mjaft mirë, pozicional në fushë dhe rrezik konstant për kundërshtarin, Hygor Guimaraes Goncalves ka sjellë sambën braziliane në ekipin e Vllaznisë. Drejtuesit nuk duan ta humbin, legjendat e Vllaznisë bëjnë thirrje mos ta lënë të lirë.

Megjithatë vetëm në ditët e ardhshme do të zbulohet përfundimisht çdo të ndodhë me 30 vjeçarin. Fillimisht braziliani shihej me sy kritik, teksa kujtojmë që trajneri aktual i Laçit, Armando Cungu pati deklaruar për golin e shënuar kundër kurbinasve: “Ia mbushi shejtani”.

Por, ndeshje pas ndeshje ai tregoi cilësi në fushën e blertë duke arritur të bindë të gjithë sportdashësit shqiptarë./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments