Ish-ylli i Kombëtares së Turqisë, Hasan Shash, nuk është në listën e dorëzuar nga pala turke për ish-lojtarët që do të jenë pjesë e miqësores së bamirësisë që do të zhvillohet pasnesër në Tiranë.
Në listën zyrtare që u publikua dy ditë më parë, bien në sy shumë emra të njohur që kanë kontribuar për Turqinë në Botërorin 2002, si: Altintop, Ersoj, Karan, Rushtu etj., por çuditërisht emri i ish-mesfushorit të Gallatasarajit nuk figuron.
Ndërkohë, në reklamën që organizatorët e këtij eventi me qëllim bamirësie, fotoja e Hasan Shash është në plan të parë, ndërsa në videot e shpërndara jepen edhe gola të tij.
Kujtojme qe gjate karrieres se tij, Hasan Sas pat luajtur ne Tirane ndaj Vllaznise ne vitin 2001 ne ndeshjen e Kupes se Kampioneve te Europes, pikerisht kur ishte pjese e Gallatasarajt.
Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë lapsus në listë.