HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDilaver dhe Hoxhaj në sulm, Brdariç bën gati titullarët

Dilaver dhe Hoxhaj në sulm, Brdariç bën gati titullarët

Vllaznia përballet me Partizanin në orën 16.45, në kuadër të kampionatit shqiptar. Trajneri i shkodranëve, Brdariç po mendon për formacionin zyrtar.

Dilaver dhe Hoxhaj pritet ta nisin nga minuta e parë në ofensivë. Dyshja sulmuese shpreson të jetë në një ditë të mirë. Gurishta-Adili-Imami do formojnë prapavijën, teksa sot me shumë mundësi do kenë shumë punë. Në portë është si gjithnje Zoogviç, me besimin e trajnerit që është fituar tanimë.

Vllaznia renditet e para me 9 pikë e shkëputur nga ndjekësit. Sot synohet rezultati pozitiv, për të ruajtjen distancën nga kundërshtarët.

Kjo është një përballje direkte, pasi Partizani është e dyta. Më poshtë mund të lexoni formacionin e mundshëm të Vllaznisë:

Vllaznia/ Zogoviç, Gurishta, Imami, Adili, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Isaevski, Dilaver, Hoxhaj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments