Para ndeshjes në prononcimin e tij për mediat nuk e premtoi golin, megjithatë Haris Dilaver jo vetëm që shënoi ndaj Skënderbeut, por ai gol kishte edhe një vlerë të madhe sepse i dha fitoren Vllaznisë.

Ka qenë një ndeshje jo pak e vështirë, megjithatë kuqeblutë ia dolën të marrin rezultatin e duhur dhe për me tepër vazhdojnë të jenë në vendin e parë. Dilaver është i lumtur për këtë gjë dhe premton të bëjë më të mirën edhe në të ardhmen.

Boshnjaku 31 vjeçar që ka shënuar 8 gola deri tani, ka folur me gazetarin Andi Gjurgjej duke dhënë një intervistë për “Shkodra Sport” teksa është ndalur edhe tek ndeshja e rradhës, ajo e së mërkurës me Tiranën. Për më shumë lexoni intervistën e dhënë prej tij për gazetën tonë:

-Vllaznia arriti nje fitore shume te rendesishme dje ne perballjen ndaj Skenderbeut. Ndiheni i kenaqur qe ekipi fitoi fale golit tuaj?

Ndeshja ishte vërtet e vështirë psikologjikisht, por falë Zotit me përkushtimin maksimal të të gjithë lojtarëve arritëm të fitonim. Jam i lumtur për golin por sigurisht që jam më i lumtur që jemi akoma në vendin e parë!


-Po ne aspektin tuaj personal? Siç dihet ne dy ndeshjet e fundit ne kampionat me Apolonine dhe dje me Skenderbeun keni shenuar gola deçizive. Ju gezon ky fakt?

Unë jam i kënaqur si me lojërat e ekipit tim ashtu edhe me lojërat e mia. Natyrisht që gjithmonë mund të jetë më mirë, por për mua ky është sezoni i parë në Shqipëri, një ekip i ri, një kampionat i ri dhe sigurisht që jam i kënaqur me gjithçka që kemi bërë së bashku. Jam i lumtur që ndihmoj ekipin me mundësitë e mia për të arritur synimet e përcaktuara!


-Mund te themi se tani Dilaver eshte kthyer ne formen e tij me te mire?

Për mua, një lojtar në formë është kur ai luan vazhdimisht mirë dhe jo vetëm kur shënon gola! Nëse do të udhëhiqemi nga qëllimet, atëherë mund të themi “po”! Vllaznia ka qenë në Formë që nga fillimi! Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme!


-Sa i rendesishem eshte per Vllaznine ky trepikshi ndaj Skënderbeut?

Unë e kam thënë se këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme. Për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme deri në fund dhe çdo pikë është e rëndësishme!

-Fitorja kete rradhe erdhi me permbysje. Jeni i mendimit se Vllaznia i kishte mundesite ta fitonte ndeshjen pa pesuar gol?

Ne kurrë nuk e dimë se si do të jetë ndeshja, por shfaqëm karakter dhe treguam se mund të kthehemi edhe kur kemi një rezultat negativ dhe ta kthejmë atë në favorin tonë!


-Jeni optimist se kjo fitore do rritë besimin tek ekipi per javet e mbetura deri në fund të kampionatit?

Sigurisht që çdo fitore është e rëndësishme për vetëbesimin dhe ne jemi të gatshëm të mirëpresim pjesën tjetër të kampionatit!


-Ndeshja e rradhes eshte me Tiranen ne kryeqytet. Keni rezervuar gol dhe per kampionet ne fuqi?

Unë mendoj se do të jetë një derbi i vërtetë, Tirana është gjithashtu në formë të mirë, ata kanë një ekip cilësor dhe ne i respektojmë, por ne gjithashtu do të luajmë lojën tonë dhe me përkushtim maksimale në lojë, shpresoj në një rezultat pozitiv! Sa për golin, rëndësi ka që Vllaznia të marrë rezultatin e duhur, pavarësisht se kush shënon.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ