Shkëlqim Muça e konsideron të pavend vendimin e drejtuesve të Dinamos për ta lënë skuadrën dhe stafin në rrugë pas humbjes me Kastriotin.

Ish-trajneri që u shpall kampion me blutë në sezonin 2009-2010 thotë se kjo nuk është sjellja e një klubi profesionist.

“Unë e kuptoj zhgënjimin dhe revoltën e drejtuesve të klubit për ecurinë që kanë pasur këtë sezon, por mua nuk më duket profesionale kjo sjellje. Dinamo është Dinamo…

Nuk mendoj që duhet lënë skuadra në rrugë pasi ka humbur një ndeshje vendimtare. Natyrisht, përgjegjësia është e atyre lojtarëve, por nuk më pëlqen kjo sjellje sepse as nuk e ndihmon klubin dhe as i bën mirë për emrin e madh që ka”, deklaroi Muça ndër të tjera në “RTSH Sport”.