Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo me ndryshime në formacion për ndeshjen me Vllazninë

Dinamo me ndryshime në formacion për ndeshjen me Vllazninë

Dinamo po kalon një moment tepër të vështirë. Blutë e kryeqytetit kanë pësuar 3 humbje radhazi, ndërsa sfidën e radhës do ta kenë përballë Vllaznisë të premten.

Stafi teknik ka nisur nga puna, ndërsa presidenca ka shprehur sërish besim te lojtarët duke inkurajuar për dy ndeshjet e fundit të këtij viti. Trajneri Bledi Shkëmbi pritet të bëjë ndryshime në formacion nga sfida e fundit ndaj Partizanit.

Isaevski ka shlyer pezullimin e kartonave dhe do të marrë vendin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në sulm, Skuka do të ulet në stol.

Sulmuesi nuk ka bindur shumë e për këtë arsye, Shkëmbi ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë, Rimal Haxhiun që ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për të luajtur./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments