Te flasesh per futbollin shkodran ne vite, duhet te prekesh shume emra qe i kane dhene tonin “lojes magjike” ne qytetin e Shkodres. Megjithate, nje nder keta eshte edhe Ferid Borshi, njeri nga ish-sportistet me emer ne kete qytet, qe ka luajtur shume vite per ngjyrat kuqeblu te Vllaznise. Edhe sot, Borshi mbetet nje emer i nderuar i futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Megjithate, me e veçanta eshte se rastis jo shpesh qe futbolli te trashegohet nga njeri brez ne tjetrin brenda nje familjeje dhe diçka e tille ka ndodhur ne familjen Borshi, me Ergin qe ka vijuar rrugen e babait, si futbollist, por edhe si trajner. Pikerisht per kontributin e dhene, familja Borshi do te jete historikisht nje familje me gjak futbolli, qe do te mbetet e rrespektuar ne etapat e historise se ketij sporti ne Shkoder.

Se fundmi, Ferid Borshi u vleresua edhe nga presidenti i Republikes se Shqiperise, z. Ilir Meta, me titullin Mjeshter i Madh, per kontributin e dhene ne fushen e sportit ne qytet.

Si futbollist, Ferid Borshi e ka nisur karrieren e tij ne fushen e sportit, qe ne adoleshence. Ne fakt, kemi te bejme me nje emer qe i ka bere nder Vllaznise ne vite me paraqitjet e tij ne fushen e lojes dhe ne kontributin e dhene ne fitimin e disa trofeve.

Megjithate jo vetem kaq. Profesor Feridi shume vite, perveç karrieres si futbollist, ka punuar edhe si trajner, kryesisht me ekipet e moshave te Akademise Vllaznia, nga ku kane dale nga duart e tij shume futbolliste qe sot luajne ne Superiore apo edhe jashte saj. Poashtu, Borshi ka punuar si pjese e stafit teknik edhe te ekipit te pare te Vllaznise, duke fituar titullin kampion ne vitin 1998 dhe 2001.

Ferid Borshi eshte nje nga emrat e shquar te Vllaznise se viteve ’70-’80. Edhe pse karriera e tij, nuk u mbyll ashtu si duhet per shkak te neperkembjes per arsye politike, serish ai ka mbetur i rrespektuar tek tifozet shkodrane. Nje futbollist qe eshte dalluar per lojen e tij dhe nderkohe qe edhe pas largimit nga fusha e blerte, profesor Feridi qendroi afer futbollit.

Tashme, ai eshte serish ne rolin e trajnerit, duke stervitur, pergatitur dhe formuar futbolliste te rinj, gje qe gjithmone e ka bere ne menyren e duhur.

Megjithate, tashme profesor Feridi dalengadale po zevendesohet ne fushen e trajningut nga te tjere nga familja Borshi. Ergi, djali i tij pak nga pak po zevendeson babane e tij, teksa premisat jane qe ne te ardhmen edhe me pak eksperience, ai te behet nje nga trajneret me te mire te Shkodres, por pse jo edhe Shqiperise.

Tashme, Ergi po ecen ne gjurmet e babait dhe shpreson shume qe te kete nje karriere te suksesshme si trajner. Profesor Feridi arriti t’ia fuse ne gjak djalit te tij sportin e bukur te futbollit dhe Ergi ka shume per te dhene ne fushen e trajningut.

Megjithate, duke i bere nje panorame karrieres se tij, Ergi e nisi karrieren qe ne vogeli, i joshur nga trashegimia qe i kish lene i ati. Pas shkelqimit me te rinjte e Vllaznise, Ergi fitoi fale lojes se tij edhe ekipet e Kombetares U-17 dhe U-19, teksa me pas kaloi tek te rriturit e Vllaznise, por me tej u huazua tek Veleçiku dhe Terbuni.

Me kete te fundit, Borshi gjen momentin e tij te mire dhe nuk kthehet me ne Shkoder, por firmos nje kontrate me Teuten. Pas nje sezoni jo fort te kenaqshem me kete skuader, largohet te nje tjeter skuader, tashme e Kategorise se Pare, Kastrioti, nderkohe qe karriera e tij me tej e riktheu serish tek Vllaznia, fillimisht me ekipin B, por me pas per nje vit edhe me ekipin e pare.

Gjate karrieres se tij, Ergin e penalizuan shume demtimet dhe vendosi qe ta mbylle karrieren e tij futbollistike ne moshe mjaft te re, pikerisht ne moshen 25-vjeçare, teksa e mbylli me Veleçikun. Ne sezonet e tij me skuadra te ndryshme ne momentet e tij me te mira, Ergi Borshi ka qene nje lider i padiskutueshem ne prapavije, por qe demtimet e penalizuan shume.

Tashme aktualisht, Ergi eshte zv/trajner i ekipit te Vllaznise U-21, teksa se shpejti mund ta shohim ate edhe si trajner te pare, per te ecur ne gjurmet dhe sukseset e babait te tij, te madhit Ferid Borshi.
Maringlen ZHIVANI