Wednesday, April 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDino Zoff pas eliminimit të Italisë: Politika të bëjë politikë, mos t’i...

Dino Zoff pas eliminimit të Italisë: Politika të bëjë politikë, mos t’i përziejmë gjërat!

Dino Zoff, kampioni i botës 1982 dhe ish-trajneri i Italisë, komentoi debaklin e fundit të kombëtares axurre, e cila dje u eliminua nga Bosnja, duke humbur për herë të tretë kualifikimin për Botërorin.

“Çfarë duhet të bëjë politika? Jo, shikoni, politika të bëjë politikë, futbolli të bëjë futboll, mos t’i përziejmë gjërat që nuk janë të njëjta”, – tha Zoff për “LaPresse”, duke iu referuar idesë për ndërhyrjen politike në ringjalljen e futbollit italian.

Ai shtoi: “Numrat janë numra, sporti bazohet në numra. Për momentin mund të jenë kundër, por ndryshon nëse flasim për një periudhë të gjatë. Fatkeqësisht, ka një brez të ri që nuk e ka parë kurrë Italinë në Botëror. A do t’u rekomandoja të shikonin Sinner ose Formula 1 me Antonelli? Duhet bërë dallimi midis sportit ekipor dhe atij individual”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments