Komisioni i Disiplines ne mbledhjen e tij te sotme vendosi te denoje mesfushorin e Vllaznise Ardit Krymi me dy ndeshje pezullim per incidentin qe pati me mbrojtesin e Partizanit ne ndeshjen e fundit ne “Elbasan Arena”.
Por ajo qe te ben pershtypje ne vendimet e sotme te ketij emisioni eshte “harresa” per te denuar klubin Partizani per shkeljen e protokollit sanitar dhe lejimin e nje numri te konsiderueshem tifozesh ne ndeshjen e fundit.
Siç eshte publikuar edhe ne media permes videove e fotove, ne tribunen e “Elbasan Arena” ka patur nje numer te madh tifozesh. Nuk jemi te qarte nese ishin 300, 400 apo 500.
E rendesishme eshte se ishin mbi 20 qe lejohen nga protokolli covid-19. Dhe Disiplina padyshim qe duhej ta ndeshkonte klubin Partizani, madje per te do te ishte denimi i dyte sepse e pat gjobitur me pare me 2 milione leke te vjetra.
Dhe si rrjedhoje, ky do te ishte denimi i dyte per te dhe kuptohet qe vlera do te ishte me e madhe e gjobes. Ndoshta mund te kishte edhe ndonje mase tjeter. Por Disiplina as qe e mori mundimin ta denonte fare. Mbase tashme ne skene kane dale faktore te tjere qe po ndikojne ne vendimet e ketij Komisioni, por kjo ne fakt eshte nje padrejtesi./SHKODRA-SPORT..COM/