Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimin për ngjarjet e javës së kaluar në Kategorinë Superiore. Ato që morën vëmendje të madhe ishin stolat e thyer në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”. Si fillim ishte ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës ajo që pati më shumë problematika, teksa pas takimit u konstatuan mbi 160 stola të thyer ku pjesa më e madhe vinte nga sektori i tifozëve bardheblu.
Ndërkohë, problematikë pati edhe në ditën tjetër po në të njëjtin stadium në sfidën mes Partizanit dhe Kukësit. Ndërkohë, pavarësisht se individët janë identifikuar dhe madje janë ndaluar e gjobitur nga policia, sërish Komisioni i Disiplinës është “kënaqur” me gjobat financiare ndaj klubeve duke mos marrë masë përjashtimin e këtyre individëve nga stadiumi.
Kështu, klubi i Tiranës është dënuar me masën financiare prej 500.000 mijë lekësh të rinj. Sakaq, në masën e 100.000 mijë lekëve të rinj është penalizuar Kukësi dhe Skënderbeu, ndërkohë që Partizani dhe Bylis gjobiten me 50.000 mijë lekë të rinj. /VipSport/
Vendimet e Komisionit të Disiplinës: