Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka njoftuar për vendimet e fundit. Për shkaqe disiplinore, disa lojtarë dhe klube janë dënuar, teksa ka edhe pikë të humbura në tavolinë në ligat e ulëta ose futbollin e moshave.

Vendimet:

FC Besa U-17, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, kundër KF Teuta U-17, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 63/1/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i KF Butrinti U-17, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Kristi Kendezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Laçi U-17, Ardian Laskaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Brians U-17, Gjergj Filipi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Vllaznia – Femra, Lazer Matija, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Tirana B U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër KF Burreli U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Tirana B U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i K.F Murlani U-19, Lirjet Lujkaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF.Elbasani U-17, Kristo Doci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Oriku U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Butrinti U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i Prestige MFC team, Erind Lleshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FORZA 1, Elid Balla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së C Bulqiza, në lidhje me lojtarin Sildi Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës 12.11.2021, të kërkuesit Emiljano Musta, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.