Qeveria shqiptare prej disa kohësh me vendet e tjera të Ballkanit po projekton “Open Balkan”.

Një iniciativë që ndërmjet shteteve të gadishullit të funksionojnë pak a shumë ligjet siç ndodh edhe në vendet e BE. E duket se Vllaznia sot e “realizoi” projektin e “Open Balkan” (Ballkani i hapur).

Nga fitorja 4-0 kundër Labërisë ra në sy që të gjithë golashënuesit ishin nga vendet e Ballkanit. I pari që zhbllokoi sfidën ishte sulmuesi Djurdjevic që vjen nga Maqedonia e Veriut. Dyfishimin e rezultatit e bëri sulmuesi tjetër kuqeblu, Ante Aralica që vjen nga Kroacia.

E për të vulosur “pokerin” e shkodranëve menduan dyshja e mesfushorëve boshnjakë, Mustedanegic dhe Heric. Një fitore “ballkanasd” kjo e Vllaznisë sot, ku për koicidencë shënuan të gjithë lojtarët që vijnë nga republika që kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavisë.

Lojtarët ballkanas janë të shumtë tek shkodranët ku duhet të përmenden edhe dy malazezët: Zogovic dhe Bulatovic. E duket se “hapin” e parë për “Open Balkan” e “hedh” Vllaznia që siç ka edhe emrin e ekipit tregon se të gjithë mund të bashkohen nën ngjyrat kuqeblu, pa asnjë lloj dallimi.