Ditën e sotme është 102 vjetori i themelimit të klubit të Vllaznisë. 16 shkurti është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët shkodranë.

Për këtë ditë të veçantë të klubit, nuk mund të mungonte edhe një postim i sponsorit të klubit shkodran, Alban Xhaferi. Ky i fundit në një postim të bërë në faqen e tij, shkruan se duke u frymëzuar nga e kaluara e Vllaznisë, duhet ta çojën këtë klub në nivele të larta.

“Sot është 102 vjetori i themelimit të Klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia. Ky klub lindi si një Vëllazëri e vërtete dhe nxori nga gjiri i tij emra të mëdhenj që zbukuruan futbollin shqiptar.

Frymëzuar nga trofetë e shumta që pasuan ndër vite , të gjithë së bashku me vizion bashkëkohor, duhet ta çojmë në nivelet më të lartë, në arenat kombëtare edhe ndërkombëtare! Urojmë që emri i përjetësuar i emblemës së qytetit tonë të shkojë lart e më lart, aty ku futbolli i bukur, rritja e talenteve të reja dhe rikthimi i sukseseve të jetë motoja e zhvillimit”, shkruan Xhaferi.