Per Safet Osjen, ish- futbollistin e njohur te Vllaznise, dita e sotme eshte dite feste. Ai mbush 46 vjeç dhe per rrjedhoje ka marre shume urime. Bashke me to, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

I lindur në Shkodër me 17 tetor 1975, futbollin do ta niste shumë herët por duke mos gjetur hapësira tek Vllaznia, karrierën e tij me të rriturit e nis nga Laçi.

Luan me të një sezon sepse në vitin 1996, trajneri Hysen Dedja do ta rikthente në Shkodër. Luan me shumë sukses në rradhët e saj deri në fund të sezonit 2003-04 dhe më pas kalon tek Elbasani, skuadër me të cilën luan dy vite dhe është pjesë e saj kur ajo do të shpallej kampione e Shqipërisë.

Rikthehet në vitin 2006 në Shkodër dhe vazhdon të luajë deri në vitin 2010. Karrierën do ta mbyllte tek ekipi i Adës ndërkohë që menjëherë pas përfundimit të saj, do të niste për disa kohë punën e trajnerit. Fillimisht tek Akademia Vllaznia dhe më pas, për njëfarë periudhe në sezonin 2012-2013 është edhe zëvendëstrajner tek ekipi i parë i Vllaznisë.

Ka luajtur në rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të krahut të djathtë por edhe si shkatërrues herëpashere duke u shquar për grintë dhe karakterin e shfaqur në fushën e lojës. Ka luajtur gjithnjë me fanellën me numrin 5 dhe përveç titullit kampion të fituar në Elbasan, është shpallur kampion edhe me Vllazninë në sezonin 1997-1998 si dhe në sezonin 2000-2001.

Ka fituar me të edhe Superkupën në vitin 2001. Safet Osja kësisoj ka shkruar emrin në librin e artë të futbollit shkodran. Një futbollist model në fushë dhe jashtë saj.

Per dy vite e gjysem ka bere detyren e zevendestrajnerit te Vllaznise teksa ka punuar fillimisht me Hasan Liken, me pas me Agim Canajn, Mirsad Jonuz, Hysen Dedjen dhe se fundi me Thomas Brdariç. Nderkohe, prej dy muajsh, Osja po kryen detyren e drejtorit teknik tek FC Basania.
Gjergj KOLA