Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLDitë intensive te Partizani, klubi zyrtarizon firmën me sulmuesin 23-vjeçar

Ditë intensive te Partizani, klubi zyrtarizon firmën me sulmuesin 23-vjeçar

Jurgen Bardhi do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizani. Klubi i kuq ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me lojtarin, edhe për një tjetër sezon.

Bardhi ishte ndër lojtarët kryesorë të sezonit të fundit dhe për këtë arsye drejtuesit e kanë bindur për të rinovuar kontratën. Kujtojmë se ditën e sotme, klubi i kuq zyrtarizoi edhe afrimin e mesfushorit Herald Marku.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Klubi dhe lojtari kanë rinovuar kontratën dhe sulmuesi 23 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të vendit edhe për një tjetër sezon. Bardhi pjesë e klubit që nga ekipet zinxhir të Akademisë, gëzon besimin e plotë të drejtuesve duke u konsideruar një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit dhe kampionatit tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments