Ish- mbrojtësi i Vllaznisë Ditmar Bicaj e ka mbyllur kontratën e tij edhe me Teutën e Durrësit dhe tashmë është vënë në kërkim të një ekipi të ri.
Largimi nga bregdetarët është zyrtarizuar ditën e sotme dhe ka qenë vetë klubi që e ka bërë publike mbylljen e kontratës me këtë futbollist.
Mbrojtësi shtatëlartë ka luajtur 26 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola. Ai u transferua te durrsakët pas aventurës te Flamurtari. Bashkë me Bicaj, edhe Sekou Camara ka ndërprerë marrëdhënien me klubin durrsak.
Bicaj tashmë do të shohë të gjithë opsionet e mundshme për të gjetur skuadrën e tij të re me të cilën do të luajë në sezonin e ardhshëm.
Ai ka luajtur me shumë skuadra të kampionatit shqiptar, duke filluar nga Dinamo, Tirana, për të vazhduar me Skënderbeun, Kukësin, Partizanin, Vllazninë, Flamurtarin dhe së fundi me Teutën.
A mund të rikthehet sërish tek Vllaznia? Deri më tani nuk ka asnjë kontakt në lidhje me këtë gjë dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë, por nga ana tjetër mbrojtësi 30 vjeçar mësohet se është duke parë të gjithë opsionet e mundshme për vazhdimin e karrierës së tij.
Në vazhdim të një dialogu me ish- drejtorin e klubit Vllaznia Eduard Prodani mbi ADN-në e shkodranëve tek skuadra e kuqe, kam dëshirë të jap më poshtë emrat e shkodranëve që kanë veshur fanellën me yllin e kuq në vite
© shkodrasport.com