Ish-mbrojtësi i Kombëtares, tashmë në pozitën e trajnerit të Lushjnes Ditmar Bicaj ka folur në televizionin “A2CNN” për përfaqësuesen shqiptare, ndërsa fokusi ka qenë gjendja e vështirë e sulmuesit Armando Broja. Bicaj është treguar i “rreptë” me 24-vjeçarin, madje duke u shprehur se “nuk duhte të presim më Brojën”:

“Edhe në momentet më të vështira të Brojës, unë kam qenë një simpatizant i tij. Është një moment që nuk mund ta presim më Brojën. Kemi 4 vite që e presim që ky djalë me potencial të jashtëzakonshëm ta shpaloste diçka të tillë te Kombëtarja. Po shikoj që ende nuk po na jep atë që duam të marrim nga 24-vjeçari.

Tifozeria, publiku shqiptar i ka dhënë shumë Brojës, por ai nuk pa na e kthen mbrapsht. Ka bërë vetëm 2 paraqitje jashtëzakonisht shumë të mira me Hungarinë, pastaj ra në regres total. Mbi të gjitha, ai duhet të jetë i fortë nga ana psikologjike.

Lojtar që kur merr goditje apo zëvendësime është totalisht i dorëzuar. Na duhet suport për Brojën. Është djalë i llastuar, duhet të jetë më burrë. Çaji anglezë e ka zbutur shumë. Sezoni i tretë ky që ekipit ku militonë Broja janë të pakënaqur me shërbimet e tija.

Çdo 6 muaj apo 1 vit i ndërron ekipet, pra ka diçka që nuk shkon aty. Për talentin e tij, nuk kam çfarë them, sigurisht i talentuar. Sulmuesi ynë nuk po i merr më të mirën futbollit”.