Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes, ka nënshkruar kontratë me gjigantët e veshjeve, Nike. Ashtu si babai i tij, 14-vjeçari, bëhet pjesë e familjes së madhe Nike. Ronaldinho ishte figura kryesore e kompanisë në vitin 2005 kur ishte lojtari më i mirë në botë.

 

 Joao Mendes has signed his first pro contract with Nike

Mendes po ndjek gjurmët e babit të tij, pasi bëhet pjesë e kompanisë në moshën 14-vjeçare. Ai luan për ekipin brazilian të Cruzerios. Lajmin e bashkimit të djalit në kompaninë Nike e dha vetë Ronaldinho.

“Anëtari më i ri i familjes Nike. Futbolli është gëzim”, – shkruan legjenda braziliane. Në foton e publikuar është dhe Janaina Mendes, mamaja e Joaos. Adoleshenti ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Cruzeiron në prill të këtij viti dhe është një nga elementet më të mirë të Akademisë. /telesport/