Shqiperia fitoi sonte 2-0 ndaj San Marinos duke marre kesisoj trepikeshin e dyte ne ndeshjet eliminatore te Kupes se Botes Katar 2022.
Por perpos fitores, ajo qe ra ne sy ne kete ndeshje, ka qene debutimi me kombetaren shqiptare i futbollistit me origjine nga Vermoshi Mario Mitaj.
Lojtari qe luan me AEK te Athines debuton me fanellen kuqezi ne nje moshe shume te re. E ka bere kete gje sonte kur ai eshte 17 vjeç e 237 dite dhe kjo padyshim qe eshte diçka shume pozitive.
Stafi i kombetares shqiptare ka shpejtuar per ta veshur me fanellen kuqezi sepse ai deri para pak kohesh ka qene para presionit per te zgjedhur kombetaren greke, por Mario zgjodhi zemren dhe pranoi te luaje per vendlindjen e te pareve te tij.
Pak kohe me pare debutoi me kombetaren (por ne nje miqesore) Ramen Çepele edhe ai ende pa mbushur 18 vjeç, megjithate me shume siguri qe debutimi i Mitajt ne nje ndeshje zyrtare, vlen per t’u evidentuar.