Nje histori e sajuar apo palet ne fund nuk kane rene dakord per marreshje? Ne Shkoder jane te bindur se ne kete mes shume gjera kane qene te sajuara nga mediat por edhe menaxheret.
Ne lidhje me çeshtjen “Telushi”, pas sponsorit Xhaferi qe deklaroi se e gjitha ka qene nje sajese, ka reaguar edhe drejtori sportiv Matko Djarmati.
Ai ka dhene nje prononcim te shkurter per “Sport Ekspres” eshte pergjigjur: ““Nuk kam se çfarë të reagoj. Historia e Telushit ishte e mbyllur që para një muaji kur nuk ka ardhur në Shkodër”.
Nje e vertete kjo e bisedimeve ne mes paleve sepse shkodranet duket se kane mbyllur gjithçka qe para nje muaji. Refuzimi i vete Telushit per te ardhur ne Shkoder per arsye familjare, kane bere qe drejtuesit kuqeblu te heqin dore nga sherbimi i tij.
Megjithate dy ditet e fundit jane sajuar shume gjera teksa u tha madje qe sot do te behej edhe prezantimi i tij, por tek Vllaznia ne fakt duken te habitur per te gjitha keto gjera./SHKODRA-SPORT.COM/