Vllaznia ia doli të merrte një fitore të rëndësishme në transfertë 0:3 ndaj Kastriotit. Përveç rezultatit, shkodranët bënë edhe lojë. I ftuar në studion e Rubrikës Sportive në RTSH është drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati. Djarmati u shpreh i lumtur me ekipin, pasi askush nuk fiton dot lehtë ndaj krutanëve.
”Më mirë do ishte një barazim me Kukësin. Ishte një hap fals atë ditë. Jam i kënaqur që kemi reaguar. Asnjë ekip nuk ka fituar kaq lehtë kundër Kastriotit.
Në kronikë dolën shtatë raste tonat dhe një rast i atyre. Kur lozën një ndeshje kaq perfekte, ne nuk mund të iu themi që jeni gabim. Një ndeshje vërtetë përfekte. Lojtarët e Kastriotit ishin nervozë dhe ne kishim frikë.
Nuk kemi sjellë 15 lojtarë.Trajneri do vendosë prap kush do luajë të dielën. Mos flasim më për Ardit Hoxhaj, me ekspierencë në Superligë. Deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë.
Bradriç ishte një ditë me temperaturë. Nuk ka dalë dy ditë në stërvitje. Golat e shënuar? Tregon një merkato të mirë. Imeri, Dunga dhe Dilaver kanë mundësi të shënojnë. Marku është 4 gola bashkë me Kupën, tregon shumë cilësi” – Tha Djarmati.
Vllaznia renditet ne vendin e parë me 16 pikë, duke e nisur mirë sezonin.


