Diten e djeshme mungesa e tij ne stervitje krijoi shqetesim tek stafi teknik sepse ishte ne dyshim prania e tij ne fushe per ndeshjen e rradhes ndaj Kukesit.

E kemi fjalen per brazilianin Victor da Silva. Ai ka qene ne infermieri si rrjedhoje e disa shqetesimeve qe ka ndjere ditet e fundit.

Por nderkohe, diten e sotme sulmuesi brazilian mesohet se ka qene ne stervitje dhe i eshte bashkuar grupit te futbollisteve per te zhvilluar te plote seancen stervitore.

Kjo do te thote se ai ka udhetuar me ekipin drejt Elbasanit dhe do te jete i gatshem per te luajtur. Tashme pritet vetem vendimi i stafit teknik nese Victor da Silva do te luaje nga minuta e pare apo do ta nise nga pankina.

E sigurte eshte se ai eshte nje nga lojtaret i cili ne ndeshjet e fundit ka qene i vetmi ne repartin ofensiv te Vllaznise i cili ka bere nje paraqitje shume te mire./SHKODRA-SPORT.COM/