“Djelmnia shkodrane” ka marre nje fitore me shume vlere sot ne Elbasan ndaj skuadres vendase ne shifrat 2-1 dhe pas ketij suksesi, ekipi i trajnerit Shytani eshte ngjitur serish ne vendin e dyte ne tabelen e renditjes.

“Djelmnia shkodrane” U17 e ka nisur mire ndeshjen dhe pas disa tentativave ka gjetur edhe golin e avantazhit. Ka qene pikerisht minuta e fundit e pjeses se pare kur Ermal Doçaj ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Elbasanit dhe ky 45 minutesh eshte mbyllur me avantazhin e ngushte 1-0 ne favor te ekipit shkodran.

Nderkohe vendasit, ne fillimin e se dytes, ka qene Nonaj ai qe ne minuten e 57-te ka arritur te shenoje golin e barazimit i cili i dha shprese Elbasanit per te mos dale pa pike nga kjo ndeshje dhe ne fakt, barazimi ka qene rezultati qe u mendua se do ta mbyllte takimin.

Por nuk do te ndodhte keshtu sepse 4 minuta para fundit, do te ishte futbollisti Gesli Dibra ai qe do te shenonte golin e dyte dhe te fitores per ekipin e “Djelmnise”. Ai u fut ne loje vetem dy minuta para se ta dergonit topin ne rrjete, duke treguar ne kete menyre se tek kjo skuader çdo lojtar eshte i rendesishem.

Me kete trepikesh, djemte e drejtuar nga trajneri Arber Shytani pas javes se 20-te te kampionatit, eshte ngjitur ne kuoten e 41 pikeve duke qene i pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes. Padyshim qe kjo eshte nje ecuri shume e mire e ketij ekipi qe merr per here te pare pjese ne kete kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/

AF ELBASANI U17 – DJELMNIA SHKODRANE U17 1-2

Shenues: Nonaj ’57/ Doçaj ’45, Dibra ’86

DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Lesha, Delaj, Plangaj, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj, Hotaj, Kakini. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Dibra, Zymeri dhe Shkambi.