Tjeter fitore per “Djelmnia shkodrane” U17 dhe ajo forcon edhe me shume pozitat ne krye te renditjes se grupit A. Ajo paraditen e sotme ka mundur rivalin e saj kryesor, ekipin e Studentit, duke e thelluar edhe me shume distancen me te.
Ne ndeshjen e luajtur ne Shkoder, ekipi i drejtuar nga trajneri Arber Shytani ka fituar 3-1 ndaj ketij kundershtari. Ka qene futbollisti Ledion Vitaj i cili ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 15-te.
Pjesa e pare do te mbyllej vetem me kete gol nderkohe qe ne fillimin e se dytes ka qene futbollisti Mateo Pjetri qe ka shenuar golin e dyte, para se Aldo Nika te shenonte edhe te tretin ne minuten e 85-te.
Nderkohe ne shtese, Studenti do te shenonte golin e vetem me ane te Gjokes, por qe nuk do te mjaftonte per asgje, por thjesht sa per statistiken e ndeshjes. Perfundimisht 3-1 per “Djelmnia shkodrane” U17.
Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 27 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje, e shkeputur tashme gjashte pike nga Studenti i vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/