Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Djelmnia shkodrane' U17 vjen me surprizë që në debutim. Mund 4-3 Tiranën

‘Djelmnia shkodrane’ U17 vjen me surprizë që në debutim. Mund 4-3 Tiranën

Sot ka shenuar debutimin ne Kategorine Superiore te grupmoshes U17, por “Djelmnia shkodrane” ka ardhur menjehere me nje surprize shume te bukur.

Ne ndeshjen e javes se pare, ate qe eshte zhvilluar mesditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani” djemte e drejtuar nga trajneret Krepi e Nimani, kane arritur te fitojne me rezultatin 4-3 ndaj Tiranes.

Ka qene Tirana qe e ka mbyllur ne avantazh 2-1 pjesen e pare fale golave te shenuar nga Krajka e Ageja, nderkohe qe per ekipin shkodran kishte shenuar Ilirjan Buhaj golin e pare.

Pjesa e dyte do te ishte krejt ndryshe sepse “Djelmia shkodrane” do te shenonte tre gola njeri pas tjetrit, me autor Ledion Vitajn dy here si dhe me Luis Hysajn, te cilet kane bere te pavlefshem golin e trete te Tiranes shenuar ne minuten e 92-te me autor Hyken.

Ne kete menyre gjithçka do te mbyllej ne shifrat 4-3 ne favor te “Djelmnia shkodrane” qe e nis ne menyre te shkelqyer kampionatin e kategorise superiore te kesaj grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments