Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDo të largohet me çdo kusht nga Juvja, Kristiano Ronaldo nuk flet...

Do të largohet me çdo kusht nga Juvja, Kristiano Ronaldo nuk flet me shokët dhe trajnerin Alegr

Kristiano Ronaldo është i tmerruar dhe i shokuar nga ideja për të qëndruar një tjetër sezon te skuadra e Juventusit. Ky është lajmi i fundit që raporton gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”.

Sulmuesi portugez ishte i bindur që do të largohej dhe duhet të largohej nga ekipi bardhezi dhe fakti që kjo gjë nuk po ndodh e ka mërzitur jo pak.

Mendonte se pas 2 sezonesh në Itali ishte momenti që të ndryshonte ajër dhe të niste një sfidë të re. Problemet ekonomike që kanë pasur skuadrat e mëdha në Europë për të bërë transferime në merkato kanë bllokuar edhe Kristiano Ronaldon.

Ai iu ofrua disa ekipeve, por asnjë nuk u tregua e gatshme që ta përqafonte kampionin portugez. Gazeta shkon më tej duke raportuar se Kristiano nuk është shumë i përfshirë me grupin e futbollistëve dhe as nuk komunikon shumë me ta dhe me trajnerin Alegri.

Është një profesionist i vërtetë duke u paraqitur në mënyrë korrekte në stërvitje dhe përkushtohet maksimalisht, por vihet re që nuk ka shumë dëshirë për të qëndruar në kampin bardhezi edhe për një vit. Merkatoja është e gjatë dhe Kristiano po pret ndonjë telefonatë nga Reali i Madridit (i cili e ka mohuar), Mançester Siti apo PSG.

Transferimi te francezët vazhdon të jetë një pistë reale nëse Mbape do të shkojë te Reali i Madridit. Në të kundërt, do t’i duhet të presë fundin e këtij viti për të shkuar te PSG-ja dhe për të bërë realitet ëndrrën e madhe të të gjithë tifozëve që duan ta shohin atë dhe Lionel Mesin në një skuadër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments