Milani është në kërkim të një mbrojtësi të ri gjatë kësaj merkato. Kuqezinjtë kanë kthyer sytë nga Premier League dhe kërkojnë të firmosin me Antonio Rudiger.
Mbrojtësi gjerman nuk po gjen hapësira te Chelsea pas ardhjes se Thiago Silva e për këtë arsye kërkon të nisi një tjetër aventurë.
Mediat angleze bëjnë me dije se lojtari i është propozuar Milanit me kuqezinjtë që kanë pranuar dhe kanë nisur negociatat.
Në garë për të marrë shërbimet e Rudiger është edhe PSG-ja që kërkon të firmosi me një mbrojtës me shifra të vogëla.
Në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth se ardhmes së 27-vjeçarit gjerman./newsport/