Nje nga çeshtjet per te cilat eshte folur jo pak ditet e fundit, eshte ajo e rinovimit apo jo te drejtorit sportiv Matko Djarmati me Vllaznine, pas dy vitesh pune ne kete klub. Kesaj pyetje i ka dhene pergjigje ne njefare menyre vete numri 1 i klubit.
Presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi eshte i ftuar ne emisionin “Skaner” ne MCN TV. Gjate ketij emisioni, ai eshte pyetur rreth te ardhmes se drejtorit te Vllaznise, Matko Djarmati, teksa tha se eshte koha per nje sfide te re dhe emra te rinj.
“Josa eshte rikonfirmuar per nje sfide te re. Tani, kete sezon eshte koha besoj edhe per emra te rinj dhe sfida te reja. Megjithate, do ulemi me Matkon dhe do flasim, por besoj qe eshte koha per emra te rinj dhe sfida te reja.
Me ate qellim eshte rikonfirmuar edhe Josa per projektin e sezonit te ardhshem. Megjithate, ne ditet ne vijim do te kete edhe njoftime per ekipin e sezonit te ardhshem.
Te Matko Djarmati kam gjetur një djalë të sinqertë. Kemi qenë me fat që Matko ka ardhur në vitin e ndryshimit. Ka punuar me shumë dëshirë dhe pasion. Po flasim pas dy viteve, te Vllaznia kanë ndryshuar të gjitha. Ne do ulemi dhe do diskutojmë. Do shikojmë vazhdimësinë dhe do të ketë një njoftim për Djarmatin.”,-tha gjate prononcimit te tij, presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi.
Maringlen ZHIVANI







