Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 4-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi.
“Pas golit të dytë që barazuam, duhet të ishim më të matur, të kishim më shumë pjekuri. Në mënyrën e sjelljes, në mënyrën e vendosjes dhe të intepretimit të disa gjërave. Nuk është pjesa e dytë, çfarë ndodhi… pas golit të 3-të iku gjithçka, karton i kuq, morëm golin e 4-t me penallti përsëri. Duhet të jemi më të matur, qëndrojmë deri në fund.
Por mendoj që momenti delikat ishte fundi i pjesës së parë, por përsëri treguam karakter që barazuam. Gjysma e së keqes duhet ta nxirrnim këtë ndeshje barazim. Nuk ishim përgatitur për këtë humbje, kishim një plan të qartë në interpretim. Besoj që u pa deri në minutën e 40-të që kishim komplet kontrollin. Në pjesën e dytë, Egnatia u tregua më e matur, ka më eksperiencë dhe pjekuri.
Nuk kishte kohë pas golit të 3-të dhe kartonit të kuq. U humb menaxhimi i lojës nga djemtë. Goli i katërt erdhi edhe pse ishim në ekuilibër. E humbim topin shumë lehtshëm. Më mirë e nxjerr anësore dhe s’ke nevojë. Disa detaje e bënë ndryshim sot. Deri në minutë të 40-të… edhe goli i parë që morëm, ju e dini. Duhet bërë pyetja “pse na ndodh neve”.
Volumi është në nivelin e duhur, punojmë. Por ja ky është futbolli, kjo është jeta, duhet analizuar akoma më thellë. Në të nxehtë mund të flasim shumë, por nuk vendosim pikat mbi “i”. Kartonin e kuq nuk e kuptoj fare, nuk e di, pres ta sqarojmë nesër, pikërisht kapitenit (Kotobellit). Nuk pranoj një karton të kuq, sado arbitri gabon, ne nuk duhet të dalim nga vetja, s’duhet të dalim nga mentaliteti dhe kultura jonë. Duhet të tregojmë maturi gjithë kohës, edukatë dhe kulturë.
Kemi luajtur me 3 mesfushorë, Ismajli, Maçoli dhe Wotlai. Goli i dytë na futi në siklet, e pësuam në sekondat e fundit të pjesës së parë. Kjo bën që mos të kesh vetëbesim në pjesën e dytë. Shënuam 2-2, e humbëm tek goli i 3-të. Nëse do të shohim situatën, jemi katër veta me 3 dhe dy lotjarët e Egnatias janë vetëm, aty duhen marrë përgjegjësitë. Këtu janë gabimet, futbolli është lojë gabimesh. Po mendohesha në fund? Po mendoja të gjeja ekulibrin në vetvete, futbolli i paparashikueshëm”, tha Dobi.


