Ish mesfushori i Shpresave, Armando Dobra ka shënuar sërish gol me skuadrën e tij në Ligën e 5-të Angleze.

Ishte minuta e 50′ e sfidës kur shqiptari realizoi golin e parë duke zhbllokuar duelin.

Pas një pasimi të mirë në zonë, ai gjuajti drejt portës duke mposhtur portierin e Barnet.

Ai luajti 90 minuta të plota në ndeshjen të cilën Çesterfilld e fitoi 4-2