Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDoçi: Vllaznia ndaj Skënderbeut duhet të tregojë agresivitet në fushë

Doçi: Vllaznia ndaj Skënderbeut duhet të tregojë agresivitet në fushë

Edmond Doçi, ish-futbollisti kampion dhe fitues i Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, njëherësh trajner i Akademisë Vllaznia, e shikon me optimizëm ndeshjen e rradhës ndaj Skënderbeut.

Pavarësisht ndeshjeve të fundit, ai beson se ekipi shkodran do të fitojë ndaj korçarëve. Sipas tij, Vllaznia mund të jetë favorite për këtë ndeshje, nëse do të arrijë të tregojë agresivitet në fushën e lojës.

“Ndeshja ndaj Skënderbeut është e lehtë, por po ta shohim gjatë kampionatit, Skënderbeu na ka marrë pikë dhe normalisht që pikët e Skënderbeut, na djegin ende.

Unë mendoj që këtë rradhë ta mendojmë ndeshjen ndryshe. Të krijojmë një agresivitet, që normalisht Skënderbeut të mos i lëmë asgjë që të shpresojë që mundet t’i marrë tre pikë Vllaznisë. Mendoj që normalisht do të fitojë Vllaznia”,-tha gjatë prononcimit të tij, trajneri i Akademisë Vllaznia, Edmond Doçi.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments